Emrat e futbollistëve të Kosovës U-21 të infektuar me COVID-19

Kombëtarja U-21 e Kosovës në futboll ka marrë një goditje të rëndë një ditë para ndeshjes kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Te Shpresat e Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus katër futbollistë dhe një anëtar i stafit.

Të infektuar janë: kapiteni Eris Abedini, portieri Florian Smakiqi, si dhe Kreshnik Hajrizi dhe Lirim Kastrati. Të gjithë futbollistët janë pa simptoma dhe me shëndet të mirë. Ata kanë ndjekur protokollet dhe janë vetizoluar në hotel.

Ndonëse futbollistët dolën pozitivë në testin për COVID-19, ndeshja me Andorrën, e planifikuar të luhet sot nga ora 19:00, do të vijojë normalisht.

Me gjithë mungesat, futbollistët e rinj janë tejet optimist për tre pikë sonte.