Hamza: Nuk po e rrëzojmë qeverinë pasi nuk i kemi numrat në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për mundësitë ë rrëzimit të qeverisë.

Hamza në “Debat Plus”  ka thënë se PDK dhe opozita nuk i kanë numrat për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Kjo është punë matematike. Duhet t’i kemi 61 vota për ta rrëzuar qeverinë. Këta sot i patën 64 vota në Kuvend”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës thotë se iniciuesi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë është dashur të konsultohet edhe me PDK-në para se të kërkojë rrëzimin e qeverisë në Kuvend.

“Unë nuk kam probleme komunikimi me asnjë parti në Kuvend”.

Hamza thotë se kurdo që Vetëvendosje sjellë mocionin në Kuvend partia e tij e voton.

“Kurdo që Vetëvendosje sjellë mocionin në Kuvend, 24 deputetët e PDK-së japin votat për rrëzimin e qeverisë…Ne bashkë me Vetëvendosjen, Mimoza Kusarin dhe dy deputetët e minoriteteve i kemi 55 deputetë. Ku janë edhe deputetët tjerë që nevojiten për rrëzimin e qeverisë”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.