Bilanci i investimeve të huaja në Kosovë

Në Republikën e Kosovës janë të regjistruar mbi 6 mijë investitorë të huaj me një shumë të kapitalit që kap vlerën e miliarda eurove.

Në tregun e Kosovë ka investitorë dhe biznesmenë të huaj. Madje numri i tyre duket të jetë goxha i lartë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dërguar për lajmi.net, në tregun e Republikës së Kosovë operojnë 6 mijë e 146 kompani të huaj, prej tyre me së shumti nga Turqia.

Kështu, shuma totale e kapitalit fillestar të të gjithë investitorëve të huaj në Kosovë në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, është 1 miliardë e 684 milionë e 693 mijë e 577 euro.

Ndërkohë, Turqia vazhdon të mbetet një ndër partnerët më të mëdhenj tregtar dhe një nga tre shtetet me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë, ku gjithsejtë 734 kompani operojnë në tregun tonë.

Përveç Turqisë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës janë edhe Gjermania dhe Zvicra.

340 kompani gjermane ushtrojnë veprimtari në tregun e Kosovës, ndërsa nga Zvicra janë 186 kompani, këto të dhenë janë bërë të ditura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për lajmi.net.

Ndërsa vetëm nga shteti i Turqisë, deri më 31 mars 2020, totali i  investimeve kumulative direkte nga Ankaraja në Prishtinë është 430.8 milionë euro.

Nga 6 mijë e 146 kompani të huaja që operojnë në tregun e Kosovës 954 prej tyre merren me Industri Përpunuese të Prodhimtarisë, 74 me furnizim me Rrymë, Gazë, Avull dhe Klimatizim.

Më poshtë gjeni tabelën e plotë të veprimtarisë së kompanive të huaja që operojnë në tregun e Kosovës.

C – Industria Përpunuese, Prodhimtaria 954
D – Furnizimi me Rrymë, Gaz, Avull dhe Klimatizim 74
E – Ujësjellësi, Kanalizimi, Menaxhimi i Mbeturinave dhe Aktivitetet e Riparimit 87
F – Ndërtimtaria 567
G – Tregtia me Shumice dhe Pakicë, Riparimi i Mjeteve Motorike dhe Motoçikletave 1,771
H – Transporti dhe Magazinimi 177
I – Hoteleria dhe Akomodimi 444
J – Informimi dhe Komunikimi 373
K – Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit 86
L – Aktivitetet e Patundshmërisë 288
M – Aktivitetet Profesionale Shkencore dhe Teknike 479
N – Aktivitetet Shërbyese dhe të Përkrahjes 254
O – Administrimi Publik dhe i Mbrojtjes, Sigurimi i Detyruar Social 15
P – Arsimi 69
Q – Aktivitetet e Shëndetit Njerëzor dhe të Punës Sociale 108
R – Artet, Argëtimi dhe Rekreacioni 165
S – Aktivitetet Tjera Shërbyese 223
U – Aktivitetet e Organizatave dhe Organeve të Huaja 2
(blank) 10

Ndryshe, në përputhje me nenet e Ligjit për investime të huaja, kompanitë e huaja janë të lejuara të angazhohen në çfarëdo aktivitet biznesor, që janë të hapura për bizneset vendore, dhe nuk ekziston ndonjë kufizim sa i përket kapitalit që mund të kenë këto kompani. Investitorët e jashtëm mund të themelojnë degë të veta në të njëjtën formë si bizneset vendore