Dy lagje të Prishtinës nisin ditën pa ujë

Në dy lagje të Prishtinës, “Lakërishtë” dhe “Dardani” banorët e kanë nisur ditën pa ujë të pijshëm.

Arsyeje e mungesës së ujit, sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është se ka ndodhur një prishje.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcite gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakërishte”. Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona”, ka njoftuar Ujësjellësi “Prishtina”.