Kadaj-Bujupi: Hoti s’po ka kondicion me u përballë me deputetët

Ndonëse është në AAK, parti kjo që bën pjesë në koalicion qeverisës, deputetja Donika Kadaj nuk e ka problem që ta kundërshtojë dhe kritikojë qeverinë Hoti.

Njëjtë ajo bëri edhe sot në Kuvendin e Kosovës, ku raportoi kryeministri për 100-ditëshin e parë të qeverisë, shkruan lajmi.net.

Me të kryer raportimin, kryeministri doli nga seanca, ndërkaq që për këtë kishte diçka për të thënë deputetja Kadaj.

“S’po ka kondicion me u përballë me deputetët. Ikja e tij dje dhe mospërballja sot nuk është hap i mire”, tha ajo.

Pas kësaj deklarate, Kadaj-Bujupi vazhdoi fjalimin e saj me pyetje drejtuar qeverisë, në lidhje me mos-aplikimin e shtesave për fëmijët.