Poetja amerikane Louise Gluck fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Poetja amerikane Louise Glück ka fituar Çmimi Nobel në Letërsi të këtij viti.

Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin “për zërin e saj të pagabueshëm poetik dhe me një bukuri të rreptë e cila e bën ekzistencën individuale universale”.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sërish nuk ka mundur të fitojë, pavarësisht se ishte i nominuar për këtë çmim.