Kanoset nga burri për shkaqe xhelozie

Një grua ka raportuar dje në polici se është kanosur nga burri i saj për shkaqe xhelozie.

Pas intervistimit palët me vendim të prokurorit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 06.10.2020 – 23:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari  mashkull  kosovar për shkaqe xhelozie. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar ndërsa viktima është udhëzuar për urdhër mbrojtje.