Gjermania i ka dhuruar QKUK-së 15 respiratorë

Republika Federale e Gjermanisë i ka dhuruar QKUK-së 15 respiratorë, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, transmeton E.O.

Zemaj me këtë rast ka falënderuar Gjermaninë që po e mbështet Kosovën në luftën kundër pandemisë.