Gazmend Bytyqi e quan frikacakë Rexhep Selimin

Në seancën plenare, ku u votua projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Bytyqi e ka quajtur frikacakë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Sipas tij, ky i fundit është tërhequr në momentet e fundit nga ky projektligj, ani pse para fillimit të seancës së parë për votimin e këtij projektligji, kishte pasur dakordim.

Bytyqi: Është më shumë se sa frikë që dikush të tërhiqet në momentet e fundit

“Deri kur jemi hyrë në seancë për herë të parë kur është votuar, të gjithë kemi pasur një konsensus dhe një dakordim se po do ta votojmë. Prandaj është më shumë se sa frikë që dikush të tërhiqet në momentet e fundit. Në këtë rast është Rexhep Selimi”, ka deklaruar ai.