E konfirmon Presidenca, Thaçi rrugës për në Uashingron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për në Uashington.

Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar për lajmi.net, se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Thaçi shkon në Washington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.