Hoti: Raporti i Komisionit Evropian konfirmoi se po mbajmë të plotësuara kriteret për viza

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverise e cila është duke u mbajtur tani, ka folur rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Me ketë rast Hoti tha se raporti i Komisionit Evropian tregoi se Kosova vazhdon të mbajë të plotësura kriteret për vizat.

“Kemi parë raportin për Kosove te KE-së. Siç e keni parë në shumicën e fushave është bërë progres drejt  integrimeve evropiane, me vërejtje qe identifikon në fusha të caktuara. Atë që e shoh pozitive është se Kosova vazhdon t’i mbajë te plotësuar kriteret për vizat, të plotësuar në korrik të 2018, si dhe vendosmërinë e kësaj qeverie për të quar përpara reformat për integrim”, ka thëne Hoti.

“Sot vetëm kam filluar takimet me institucionet tjera, institucionet e drejtësisë sepse shumica e komenteve lidhen me institucionet e drejtësisë. Ne do të përgatisim për secilën prej fushave plan të veprimit”, tha tutje Hoti.