HANDIKOS pranon një donacion me pajisje ndihmëse në vlerë 150 mijë euro

HANDIKOS ka pranuar një kontingjent me pajisje ndihmëse në vlerë prej 150 mijë eurosh nga shoqata Human Bridge Sweden dhe Qeveria suedeze, të cilat u mundësuan të arrijnë falë njerëzve vullnet mirë shqiptarë nga mërgata.

Sipas komunikatës nga HANDIKOS, Kontigjenti i 16-të me radhë i cili po sjellët në Kosovë me karroca, shtretër, liftë, materiale për inkontinencë e pajisje të tjera ndihmëse e ortopedike, kësaj radhe u mundësua me ndërmjetësimin e Xhafer Balajt, një njeri vullnet mirë i cili jeton në Suedi, si dhe dy shoqatave shqiptare, ‘’Sali Çekaj’’’ në Zvicër dhe ‘’Liria’’, me veprimtari në shtetin suedez.

Gjatë ceremonisë së pranimit, drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi theksoi se këto pajisje ndihmëse do ua lehtësojnë personave me aftësi të kufizuara jo vetëm lëvizjen, por edhe çdo veprim tjetër qoftë brenda, apo jashtë shtëpisë së tyre.

‘’Këto pajisje janë jashtëzakonisht të mirëseardhura dhe gjithsesi se me këto pajisje do t’i mbulojmë të gjithë personat që kanë nevojë anë e mbanë Kosovës, duke i vlerësuar nevojat e tyre’’, ka thënë Maliqi.

Tutje ai shpreson që në atë ardhmen e afërt mbështetje me pajisje ndihmëse të ofrohet nga shteti i Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, ashtu siç edhe parashihet.

Me këtë rast, Maliqi në shenjë falënderimi ndau edhe mirënjohje për organizatën Human Bridge Sëeden, si dhe për veprimtarin Xhafer Balaj.