Veseli për 6 tetorin 1968: Pikë kthese e luftës për liri, që u kulmua me luftën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar përvjetorin e protestave masive për Kosovën Republikë, të 6 tetorit të vitit 1968.

Veseli ka thënë se 6 Tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare.

Ai ka shtuar se këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit, duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendje,s si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Lexoni statusin e plotë të Kadri Veselit:

6 Tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare me demonstratën e parë masive që nisi në Prizren.

Ajo u pasua nga demonstratat e tjera të shqiptarëve anembanë ish-Jugosllavisë të cilat ngritën zërin për Republikë, për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar dhe për universitet.

Këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendjes si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ne sot kujtojmë me nderim atë kryengritje të popullit tonë, që ndonëse u shtyp brutalisht, gjithësesi pati ndikim të madh sepse detyroi Beogradin që në shkurt 1969 të miratonte Ligjin Kushtetues për Krahinën Autonome të Kosovës si dhe në nëntor ligjin për themelimin e Universitetit të Prishtinës.

Protestat e atij viti dëshmuan se të drejtat realizohen vetëm duke ngritur krye.

Po ashtu treguan se dëshira e popullit tonë për liri nuk është shuar asnjëherë dhe se përpjekjet tona për të drejtat kombëtare kanë qenë të parreshtura deri sa kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

6 TETOR 1968

6 Tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare me demonstratën e parë masive që nisi në Prizren. Ajo u pasua nga demonstratat e tjera të shqiptarëve anembanë ish-Jugosllavisë të cilat ngritën zërin për Republikë, për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar dhe për universitet. Këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendjes si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Ne sot kujtojmë me nderim atë kryengritje të popullit tonë, që ndonëse u shtyp brutalisht, gjithësesi pati ndikim të madh sepse detyroi Beogradin që në shkurt 1969 të miratonte Ligjin Kushtetues për Krahinën Autonome të Kosovës si dhe në nëntor ligjin për themelimin e Universitetit të Prishtinës. Protestat e atij viti dëshmuan se të drejtat realizohen vetëm duke ngritur krye. Po ashtu treguan se dëshira e popullit tonë për liri nuk është shuar asnjëherë dhe se përpjekjet tona për të drejtat kombëtare kanë qenë të parreshtura deri sa kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ????

Posted by Kadri Veseli on Tuesday, October 6, 2020