Vdes një femër në QKUK, prokuroria nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur dje hetimet lidhur me vdekjen e një gruaja në QKUK.

Siç ka raportuar policia, një femër ishte dërguar me 1 tetor për tretman në QKUK, por e njëjta më pas kishte vdekur. Lidhur me rrethanat e vdekjes, policia ka nisur hetimet.

“Raportohet se viktima femër kosovare, ishte dërguar në QKUK. Më vonë viktima ka ndërruar jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Gruaja që vdiq ishte nga Komuna e Lipjanit.