Mbi Re

Ëndërrimtar kryeneç dikur më quanin, e pastaj trim
Me tri shkronja në zemër, kur bëra betim
1999 kishte numrin, treni im për amshim
Që atëherë endem, e endem mbi re
Ju shoh, e mbaj vesh
Më vie të qaj, e të qesh
Si jeni katandisë, si jeni zhveshë!
Jam prap ëndërrimtari, që nënës i zbres në ëndërr, kur malli e mbytë
Jam fryma e ngrohtë, që asaj i pështillem si shalli në fyt
Jam afër saj kur ju e braktisni
Sa herë ja humbni vlerën lirisë, asaj birin ja ri-vrisni
Jam prap luftëtari, që nipit i trokasë në zemrën e tij djaloshare
Të më ndjek yll polar, në errësirën kalimtare
Jam ende ëndërrimtar, mbi re, i shkrirë në diell
Gjaku im, mallkim mbi liriprishësit, patjetër do të bjerë!
(Dedikuar të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë)
28.09.2020
Autore:
Teuta S. Haxhimusa