Kosova zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

“Dardanët” do të takohen të enjten më 8 tetor në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve me maqedonët në Shkup.

Të pranishëm në këtë stërvitje ishin 14 lojtarë, ndërsa të tjerët kanë pushuar për arsye se kanë luajtur në vikend me ekipet përkatëse.

Për këtë takim tashmë mungesa e Milot Rashicës është e konfirmuar, ndërsa Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca mbeten në pikëpyetje dhe me shumë mundësi priten të mungojnë.