Dy të vdekur dhe 41 të infektuar me koronavirus brenda ditës në Kosovë

Dy persona kanë vdekur, kurse 41 janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vend kanë vdekur dy persona nga koronavirusi.

Sipas Zemajt, gjatë 24 orëve të fundit 41 qytetarë janë infektuar me koronavirus, kurse 73 të tjerë kanë arritur që të shërohen nga ky virus.

Njoftimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.

Numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e RMV ta miratojë këtë propozim.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura.