Douglas Costa kalon te Bayerni

Pas Choupo-Moting, Bayern ka njoftuar edhe për transferimin e Douglas Costa nga Juventusi.

Bavarezët janë përforcuar në repartin ofanziv në ditën e fundit të merkatos, duke bërë dy goditje.

Fillimisht me ish-lojtarin e PSG, dhe tani me anësorin brazilian Costa, i cili do ta vesh fanellën e Bayernit për një sezon.

Klubi gjerman arriti marrëveshje me Juventus për huazimin një-vjeçar të lojtarit.

Costa kthehet në ‘Allianz Arena’ pasi kaloi tre vite aty, mes 2015 dhe 2018.