12 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjendje më të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pacientët me koronavirus.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, gjashtë prej tyre janë në oksigjeno-terapi, kurse një pacient është në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 604 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

60 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

440 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,706 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione.

Gjatë vikendit të fundit janë kryer 304 shërbime Radiologjike dhe atë 194 Rëntgen, 90 Eho dhe 20 Ct-ja

Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë.