Rrahje mes pesë personash në Lipjan, arrestohen dy prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në komunën e Lipjanit, ka ndodhur një rrahje mes pesë personash.

Rasti ka ndodhur në orën 11:55 në fshatin Shalë, ku sipas policisë, dy persona pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar tre persona të tjerë duke u shkaktuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktimave meshkuj kosovar të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.