Ylli i Man Unitedit sot kryen testet mjekësore te Milan

Diogo Dalot pritet të arrijë sot (e shtunë) në Itali për testet mjekësore te Milan, duke kompletuar një huazim nga Manchester United.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja u arrit të premten vonë dhe mbrojtësi duhet të fluturojë drejt Italisë për testet mjekësore.

Roma gjithashtu kanë qenë të interesuar për mbrojtësin e djathtë, por ai ka zgjedhur Milanin.

Raportohej se Manchester United kërkonte deri në 30 milionë euro për 21 vjeçarin, kështu që ‘Rossonerët’ kanë pranuar një huazim, pa opsion blerje.

Dalot u transferua në ‘Old Trafford’ vetëm në verën e vitit 2018 nga FC Porto, për 22 milionë euro, por arriti të bënte vetëm 11 paraqitje konkurruese sezonin e kaluar, duke shënuar një gol.

Ai vuajti nga lëndimet gjatë gjithë vitit 2019.