Zemaj: Vaksinimi për gripin sezonal do të fillojë nga Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale!

Postimi i plotë: 

Ditën e sotme të punës e nisa nga Shtëpia e të Moshuarve, për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve ku patëm një diskutim për “Pandemitë: A ndryshojnë ato mënyrën si e adresojmë moshën dhe moshimin?

Me këtë rast, pati edhe një sesion këshillimor si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit.

Të moshuarit apo mosha e artë, përballen me nevoja të veçanta dhe në këtë shtëpi, ndodhen nën përkujdesjen e plotë sociale dhe shëndetësore, me kushte për pleqëri të mbarë.

Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu.

Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale!

Të pranishëm ishin edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues nga kjo Shtëpi e të moshuarve si dhe IKShPK-ja.