Messi në një intervistë ndryshe: Gjithçka që bëra ishte në interesin e Barcelonës

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dëshiron ta vendosë pas krahëve atë që ndodhi gjatë verës, ndërsa siguroi tifozët se ai kurrë nuk donte t’i shkaktonte Blaugrana ndonjë dëm.

Muajin e kaluar argjentinasi i tha Barcelonës qëllimin e tij për të aktivizuar një klauzolë në kontratën e tij që do ta lejonte atë të largohej në një transferim falas.

Barcelona, megjithatë, u kundërpërgjigj, duke thënë se afati kalimtar për të aktivizuar klauzolën ishte mbyllur sepse kërkesa duhej të bëhej në qershor, jo në gusht, kur përfundoi sezoni i zgjatur nga koronavirus.

Pas shumë përplasjesh mes bordit dhe vet lojtarit, në fund vendimi ishte që 33-vjeçari të qëndronte së paku edhe një sezon në ‘Camp Nou’.

“Pas shumë mospajtimesh, dua t’i jap fund atyre gjërave. Të gjithë tifozët e Barcelonës duhet të bashkohen dhe kuptojnë se më e mira është duke ardhur”.

“Mesazh për sociot dhe fansat, nëse mendoni se kam gabuar i pranoj gabimet e mia por të dihet se ka qenë për ta bërë Barcelonën më të fortë”.

“Duke i shtuar pasionin dhe entuziazmin do të jetë e vetmja rrugë për t’i arritur objektivat tona. Duhet të jemi të bashkuar dhe të shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim” .

“Nëse në ndonjë moment, ndonjëri prej tyre ishte i mërzitur nga diçka që unë thashë ose bëra, le të mos ketë dyshime se çdo gjë që bëja ishte gjithmonë për interesat më të mira të klubit”, përfundoi Messi për Sport.