Avni Klinaku: Mandati i Gjykatës Speciale ka përfunduar

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka bërë me dije se OVLUÇK-ja  ka të drejtë kur po deklaron se mandati i Dhomave të Specializuara ka përfunduar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kështu është e sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në Amandamentin nr. 24, neni 162, pika 13.

Sipas tij, ky amendament përcakton mandatin e kësaj gjykate vetëm për pesë vite.

Postimi i plotë i Klinakut:

OVL e UÇK ka plotësisht të drejtë kur po deklaron se mandati i Dhomave të Specializuara ka përfunduar. Kështu është e sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht në Amandamentin nr. 24, neni 162, pika 13.

Aty thuhet:

  1. Mandati i Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare (5), përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No. 04/L-274 bëhet më herët.

Pra, mund të bëhet fjalë për një shkurtim të mandatit, por jo edhe për zgjatje të tij pa një amandamentim të ri të Kushtetutës.