ATK edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Tetor 2020 do të publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, përmes të cilit do të kërkohet plotësimi dhe freskimi i informatave të tatimpaguesit.

Shërbimi i ri elektronik për plotësimin dhe freskimin e informatave të tatimpaguesit është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët do të shfrytëzojnë sistemin EDI.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi është i obliguar për përditësimin e informatave të tij, me qëllim që Administrata Tatimore të ketë informatat e sakta për të komunikuar me tatimpaguesin.

Më konkretisht përmes shërbimit “Plotësimi dhe freskimi i informatave të tatimpaguesit”, përveç informatave të cilat merren nga regjistri i tatimpaguesve përmes Agjensionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), si dhe Institucione tjera, tatimpaguesi do të jetë i obliguar për të ofruar edhe informata shtesë, si:
E-mail i biznesit;
Telefoni i biznesit;

Mbajtësi i librave / Kontabilisti;

Telefoni i mbajtësit të librave / Kontabilistit;

Email adresa e mbajtësit të librave / Kontabilistit;

Llogaria bankare e biznesit, etj.

Për plotësimin e saktë të informatave të tatimpaguesit, ATK ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e informatave në Profilin e tatimpaguesit”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse ku edhe bëhet plotësimi i të dhënave, andaj ju sugjerojmë që ta shfletoni udhëzuesin paraprakisht.