Veseli: Nuk i kam bërë askujt vija të kuqe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth mundësisë për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë politike.

Veseli në konferencën e thirrur për media deklaroi se ka propozuar që partitë politike mos të kenë vija të kuqe mes vete dhe se as ai vetë nuk ka vija të kuqe me askënd.

“Mos të bëjmë vija të kuqe me njëri-tjetrin për konsum elektoral”

“Edhe gjatë fushatës kam bërë thirrje për këtë dhe nuk i takoj këtij kontingjenti. Mendoj se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme pasi kur të fitosh mandatin duhet të mendosh se si do të jesh kur e dorëzon”.

“Unë asnjëherë nuk kam bërë vija të kuqe dhe mendoj se duhet të bëjmë vija të kuqe”, deklaroi Veseli