Italia raporton rritje të numrit ditor të të vdekurve nga koronavirusi

Italia ka raportuar 24 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Gadishulli, ndër të tjera, nga 90.185 teste të kryera për një ditë, 1648 prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus, sipas të njëjtit burim, shkruan la Republicca.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve në vend ka shkuar në 313.011, teksa totali i të vdekurve nga koronavirusi prek numrin 35.875.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus aktualisht është 50,630.