Haradinaj i ankohet sërish Trumpit për shkeljen që Serbia po ia bën marrëveshjes së 4 shtatorit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar sërish ndaj shkeljeve që Serbia po i bën marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington, konkretisht pikës për ndaljen e fushatës kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Twitter në të cilin e ka etiketuar edhe presidentin Trump për ta njoftuar për sjelljet e Beogradit, Haradinaj ka përmendur falënderimin që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Serbi për mosnjohjen e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, Daçiq nuk po lodhet me konflikte dhe agresion diplomatik.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresiviteti politik: Sot ai falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës dhe respektimin e të ashtuquajturit “Integriteti Territorial të Serbosë. @PresideniTrump. Kështu pika e 15-të e marrëveshjes është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar ajo.