Sogojeva: Së shpejti do të lejohet mbajtja e ahengjeve dhe dasmave

Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kryetari i Shoqatës së Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, bën të ditur se në këtë takim me ministrin Zemaj është dakorduar që të lejohen edhe ahengjet familjare, dasmat e klubet e natës.

“Në takim me Ministrin e Shëndetësisë z. Zemaj ku u dakorduan që në mënyrë institucionale, sa më shpejtë të hapet edhe ahengjet familjare, klubet e nates etj., duke pas parasysh rënien e numrit të rastev me covid 19. Gjithashtu duke pasur parasysh që tani edhe disa shtete kanë hequr karantinën për Kosovën si psh Zvicra, Austria dhe kjo do t’i mundësonte mbajtjen e ahengjeve familjare dhe një arsyeje më shumë për gurbetqarët për të vizituar Kosovën e që njëkohësisht do ti kontribuonin ekonomisë së Kosovë”, citohet të ketë thënë Sogojeva.

Po ashtu OHTK-ja do të dërgoj një manual Ministrisë së Shëndetësisë , IKSHPK dhe organeve relevante, për të marrë dritën e gjelbër për fillimin e mbajtjes së ahengjeve, dasmave e klubeve të natës.