Cufaj refuzon të përgjigjet për rastin e Agon Musliut

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e deputetëve lidhur me rastin e Agon Musliut, pasi tha se një deklaratë të tij e ka dorëzuar në organet hetuese të Kosovës.
Ai tha se rasti është ende në hetim dhe duhet të konsultohet me ekspertët e tij ligjor.

Pas kësaj ka reaguar kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se ai mund të mos u përgjigjet disa pyetje të deputetëve por është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar.

Edhe Bekim Haxhiu nga PDK, tha se mos përgjigja në komisionin hetimor është sikur mos të përgjigjet para organeve të hetuesisë.

Cufaj përmes një video lidhje para komisionit hetimor parlamentar, ka dhënë disa përgjigje të përgjithshme lidhur me udhëtarët e datës 2 maj në të cilin aeroplan ndodhej edhe i ndjeri Agon Musliu.