Konfiskohet malli që hyri ilegalisht nga Serbia

Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i një boshnjak, shtetas i Serbisë, ku gjatë kontrollit i janë gjetur mallra pa dokumente përcjellëse.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Banjë të Zubim Potokut.

Sipas Policisë, malli është dërguar në terminal doganor.

Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Serbisë ku gjatë kontrollit i janë gjetur mallra pa dokumente përcjellëse. Malli është dërguar në terminal doganor. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.