Qeveria miraton masat e reja, u zgjatet orari gastronomëve

Qeveria ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e saj të premten. Në kuadër të tyre, gastronomisë i është zgjatur orari edhe për një orë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 32-tën me radhë, në të cilën ka miratuar dy vendime, raporton lajmi.net.

Pas shqyrtimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, sipas të cilit u lejohet qe gastronomet të punojnë deri në orën 23:30. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të lexoni masat e reja: