Hoti:“Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova siç ka ndodhur gjithmonë”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth marrëveshjes së Uashingtonit, e në veçanti për Liqenin e Ujmanit, si njëra ndër pikat që ka ngjallur më së shumti reagime.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

“Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova siç ka ndodhur gjithmonë”, ka thënë ai në Kanal 10.

“Një ekip nga SHBA vetëm do të vijë të kryejë fizibilitetin. Nuk i kuptoj këta që po bëjnë kauzë politike me këtë punë. Të gjejnë kauzë tjera. Ju kujtohet demarkacioni. E kishin djegur Kosovën të tërën ndërsa shikoni tani”, tha ai.

“Duhet të dini se një pjesë e Liqenit është ne pjesën e Serbisë. Edhe pse është artificial ai është ndërtuar në një shtet tjetër”, tha Hoti.

Tutje ai tha që Marrëveshja e Uashingtonit është arritje e madhe e Kosovës në skenën ndërkombëtare.