Haradinaj-Stublla takohet me Minxhozin, diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi me të cilin ka biseduar për përgatitjet para mbledhjes së dy qeverive, takim ky që është shtyrë për datën 2 tetor.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive më 2 tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt”, tha Haradinaj-Stublla.

Shtyrja e takimit të dy qeverive për 2 tetor vjen pasi kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë nesër në Kuvend për 100-ditshin e punës së Qeverisë