Allegri i gatshëm t’i thotë “PO” Romës

Massimiliano Allegri është i gatshëm të pranojë ofertën e Romës për drejtimin e skuadrës, nëse një gjë e tillë i ofrohet.Corriere dello Sport raporton se trajneri italian duket i gatshëm për t’u rikthyer në bankinë, nëse një ofertë vjen nga Roma.

Skuadra e Romës tani janë bërë me pronar të rinj, dhe ende nuk janë bindur nga trajneri aktual, Paulo Fonseca, duke konsideruar zëvendësimin e tij me Allegrin, përcjell lajmi.net.

Raportet thonë se Allegri i cili në të kaluarën kërkonte 10 milionë euro në sezon, tani është gati rë pranojë një pagë edhe më të ulët.

Kujtojmë se gjatë verës, Allegri është përmendur si një alternativë e Interit, nëse nuk do të vazhdonin bashkëpunimin me Antonio Conten.