Abazi: Largimi i Thaqit çliron edhe LDK-në nga SHIK-u

Haki Abazi duke folur për zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, ka thënë se MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara.

Sipas Abazit, MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetarëve dhe dëshmitarëve.

Ai ka thënë se qeveria e tanishme, të cilën e ka quajtur qeveri ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemat e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Postimi i plotë:

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.

Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.

Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupsionit.