Roma humb në tavolinë ndeshjen ndaj Veronës

Roma e ka humbur ndeshjen e parë të Serie A me Verona me rezultat zyrtar 3:0 pasi futën në mënyrë të parregullt në lojë Amadou Diawara.

Mesfushori ishte ende i regjistruar në listën e lojtarëve nën-22 vjeç dhe jo në skuadrën e tyre kryesore.

Problemi është se ai mbushi 23 vjeç më 17 korrik dhe për këtë arsye u vendos në listën e gabuar.

Federata Italiane njoftoi vetëm pak çaste më parë se Roma e ka humbur me rezultat zyrtar ndeshjen e zhvilluar në fundjavë.

Takimi kishte përfunduar 0:0 të shtunën në mbrëmje në ‘Stadio Bentegodi’.