Më shumë se 200 mijë amerikanë të vdekur nga Covid-19

Më shumë se 200 mijë amerikanë kanë vdekur tanimë nga koronavirusi.

Numri mesatar i vdekjeve nga koronavirusi përbrenda një javë ka kaluar shifrën 760, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Piku i numrit të vdekjeve përbrenda 24-orëve ishte arritur në prill, përgjatë të cilit u raportuan dy mijë jetë të humbura nga Covid-19 për një ditë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi korona kaloi 200,000 të martën.

Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit po parashikon që shifra totale e vdekjeve do të rritet në 378,000 deri në fund të vitit.