3 shenjat që tregojnë se jeni në mungesë të proteinave

Proteinat i ndihmojnë trupit që të jetë një performancë më të mirë që të funksionojë siç duhet.

Trupi jonë ka nevojë për një kombinim të karbohidrateve, dhjamit të shëndetshëm dhe proteinave që të jemi të sigurt për një shëndet më të mirë, transmeton lajmi.net.

Kjo na lejon që të rrisim masën muskulore, të ushtrojmë dhe të kemi një kualitet të gjumit më të mirë.

Në mungesë të proteinave mund të ndieni disa simptoma si këto më poshtë:

Humbje floku

Flokët në mënyrë bazike janë të bëra nga proteinat, kështu kur filloni të humbni peshë, gjëja e pare që duhet të shikoni është ushqimi që po konsumoni. Flokët tuaj kanë nevojë për proteinë.

Vështirësi në frymëmarrje

Kjo mund të shkaktojë ulje të energjisë, shkruan balancedlivinglife. Ne e ndërtojmë këtë energji nga qelizat që metabolizmi ynë formon nga ushqimi.

Kështu, nëse keni vështirësi në frymëmarrje, shikoni se sa proteina po konsumoni gjatë ditës.

Imunitet i ulët

Trupi juaj ka nevojë për proteinë që të jetë i forte dhe që ta mbajë trupin të mbrojtur nga infeksionet. Kështu kur nuk merrni proteinë mjaftueshëm, trupi juaj vështirë lufton infeksionet, që rezulton në një imunitet të ulët.