Zeka: Grenelli i fokusuar në krijimin e vendeve të reja të punës

Vizita e sotme e të Delegaurit të Posaçëm të presidentit Trump, Richard Grenell, shërben në qartësimin e përspektivës së të rinjve, për nevojën e krijimit të vendeve të punës, etj.

Kështu deklaroi kryetari i OEAK-së, Arianit Zeka, në emisionin “Special” te RTK.

“Thelbi i diskutimit në mes të ambasadorit Grenell dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Zhvillimore Financiare, ishte krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë” deklaroi Zeka.

Tutje, Zeka, duke parafrazuar ambasadorin Grenell në takimin e tij me përfaqësuesit institucionalë të vendit, shtoi se forcat politike kanë folur mjaft, tani është koha që të flasin prindërit e atyre fëmijëve që kanë parë duke ikur nga Kosova.

Ndërkaq lidhur me çështjen e punësimit Zeka theksoi se ky është një problem rëndë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin, që janë duke përjetuar ikjen e trurit dhe fuqisë punëtore.

“Ky ishte fokusi i ambasadorit Grenell qëkur ka nisur angazhimin e tij për të çuar përpara negociatat drejtë një marrëveshjeje përfundimtare në mes të Kosovës e Serbisë”.