Bajrami takon në Washington udhëheqësit e Bankës Amerikane EXIM

Në Ambasadën e Kosovës në Washington DC, Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, u takua me kryesuesen e bordit të Bankës Amerikane Export-Import (Export-Import Bank of the United States – EXIM) Kimberly A. Reed dhe ekipin e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për modalitetet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe institucioneve qeveritare amerikane me fokus në mbështetjen e investimeve kapitale, përfshirë edhe përkrahjen për projektet që janë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, si dhe të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik të vendit.