Nënshkruhet memorandumi ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale
Ministri i Drejtësisë Selim Selimi foli sa i përket nënshkrimit të memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës, ku tha se mundëson krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre.
Tutje, Selimi tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar...
Presidenti Thaçi kërkon tërheqjen e Vlora Çitakut nga Washingtoni
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Washington.
“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në paragrafin e parë të dekretit që e ka siguruar klankosova.tv.
Me qëllim të...
Ambasada e SHBA-së dhuron donacion për Ministrinë e Punëve të Brendshme
Ambasada amerikane në Prishtinë ka dhuruar sot një donacion për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të ndihmës për luftimin e pandemisë COVID-19.
Donacioni përbëhet nga 9800 maska shumë përdorimesh, rreth 6700 palë dorëza dhe dezinfektues.
Pranim-dorëzimin e bënë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotik dhe Çështje të Sigurisë (INL), Shawn Waddoups.
Ministri...
Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore
Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Sipas komunikatës qeveritare, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kolly për prioritetet e Qeverisë së tij, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, si dhe angazhimin në rimëkëmbjen ekonomike.
Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë për përkrahjen...
Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga Covid-19
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranua donacion nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.
Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga Covid-19 si maska shumë përdorimesh, dezinfektues dhe dorëza që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saja, raporton EO.
Me këtë rast ministri Veliu ka falënderuar ambasadën për ndihëm e vazhdueshme, duke shtuar se institucionet janë duke bërë të...
KPK dhe ATK me marrëveshje bashkëpunimi
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Bahri Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërlidhjen e sistemeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike mes KPK-së dhe ATK-së.
Sipas kësaj marrëveshjeje, të gjitha të dhënat nga ATK-ja në prokurorinë përkatëse do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet...
HANDIKOS pranon një donacion me pajisje ndihmëse në vlerë 150 mijë euro
HANDIKOS ka pranuar një kontingjent me pajisje ndihmëse në vlerë prej 150 mijë eurosh nga shoqata Human Bridge Sweden dhe Qeveria suedeze, të cilat u mundësuan të arrijnë falë njerëzve vullnet mirë shqiptarë nga mërgata.
Sipas komunikatës nga HANDIKOS, Kontigjenti i 16-të me radhë i cili po sjellët në Kosovë me karroca, shtretër, liftë, materiale për inkontinencë e pajisje të...
Isa Mustafa reagon pas deklaratave të Vjosa Osmanit, e cila e quajti ‘Shërbëtor i bandave dhe mashtrues’
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk i komenton deklaratat e Vjosa Osmanit për të. Thotë se ato i lë të mbesin në edukatën e Osmanit.
Dje kryeparlamentarja Osmani e ka quajtur Mustafën “shërbëtor të bandave, mashtrues dhe humbës të shumëfishtë”, e nxitur nga një deklaratë e Mustafës, që e fajësoi kandidaten për kryeministre për humbjen e zgjedhjeve.
Mustafa...
Zemaj: Jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për vaksinën anti-COVID
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19.
Kështu ka deklaruar ai në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë.
“Presim 260 mijë vaksina falas, pjesën tjetër synojmë me buxhet të vendit. Lista e donacioneve është e madhe gjatë kësaj...
Në strukturat e PDK-së s’është diskutuar asnjëherë hyrja në qeveri
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë me dije se kjo parti do të vazhdojë të jetë opozitë.
Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete rreth mundësisë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit aktual qeverisës.
Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Hamza ka thënë se PDK-ja është opozitë parimore e qeverisë...


