Nis takimi Hoti-Lajçak, Asociacioni temë e nxehtë diskutimi
Emisari Special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka arritur tanimë në objektin e qeverisë së Kosovës, ku ka nisur takimin me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.
Pak pas takimit, kryeministri i vendit ka thirrur edhe një konferencë për media.
Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë edhe Asociacioni i komunave serbe.
Kjo temë tanimë është shndërruar në bllokadë për vazhdimin...
MZHE në vitin 2019 shfrytëzoi vetëm 60 për qind të buxhetit, i pagoi 18 punëtorë pa shkuar fare në punë
Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për vitin 2019, thekson se kjo ministri ka shpenzuar vetëm 60 përqind të buxhetit final, që është një rënie prej 35 përqind krahasuar me vitin 2018. Kjo është kritikuar nga deputetët anëtarë të Komisionit për mbikëqyrje të Financave Publike, duke thënë se është një nga ministritë me realizimin...
MKRS publikon regjistrin e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar regjistrin e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, e cila është pasuruar me asete të reja të trashëgimisë kulturore shpirtërore që prezantojnë njohuritë dhe krijimtarinë popullore nga individë dhe grupe shoqërore.
Si rezultat, regjistri i trashëgimisë, i publikuar më 10 tetor, përveç tjerash është pasuruar me 8 asete të reja...
Milionat e qeverisë, të pamjaftueshme për të ruajtur vendet e punës
Nga Oda e Afarizmit në Kosovë thonë se bizneset nuk mund të garantojnë se do të mbajnë në punë të gjithë punëtorët edhe pas ndarjes së 60 milionëshit nga Qeveria e Kosovës, thotë Skender Krasniqi, drejtor i kësaj organizate.
Bizneset të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë me COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i...
Kosova U-21 synon tre pikë sot ndaj Andorrës U-21
Kosova U-21 përballet sot me Andorrën U-21.
Kombëtarja e Kosovës U-21 në futboll do të ballafaqohet sonte me Kombëtaren e Andorras U-21.
Kjo ndeshje vjen pas humbjes së pësuar nga Austria me rezultat minimal 0-1 dhe zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova dhe Andorra kanë nga gjashtë, përkatësisht pesë pikë.
Shkëmbimi që i ofroi Interi Bayernit në ditën e fundit të afatit kalimtar
Bayern Munich mund të sjellë Christian Eriksen në këmbim të Jerome Boateng në fund të afatit kalimtar të përfunduar.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar Bayern solli katër lojtarë, Eriksen mund të ishte i pesti, por Bavarezët nuk pranuan.
Inter bleu Eriksen në afatin kalimtar të dimrit për një shumë prej 27 milionë euro sepse kontrata e danezit me Tottenham po skadonte....
Kosova niset drejt Athinës, mungojnë tre lojtarë kyç
Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Me ekspeditën e ‘Dardanëve’ nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.
Kësisoj,...
Puyol: Mund të isha transferuar te Milani
Legjenda e Barcelonës Carles Puyol ka zbuluar se ai mund të ishte bashkuar me Milanin gjatë karrierës së tij dhe se do t’i pëlqente të luante së bashku me Paolo Maldinin.
42 vjeçari e kaloi gjithë karrierën e tij te Barcelona, ku fitoi 20 trofe, duke përfshirë gjashtë tituj të La Ligas dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.
“Mund të...
Emrat e futbollistëve të Kosovës U-21 të infektuar me COVID-19
Kombëtarja U-21 e Kosovës në futboll ka marrë një goditje të rëndë një ditë para ndeshjes kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Te Shpresat e Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus katër futbollistë dhe një anëtar i stafit.
Të infektuar janë: kapiteni Eris Abedini, portieri Florian Smakiqi, si dhe Kreshnik Hajrizi dhe...
Çeku mbrohet para Gjykatës, medieve u ndalohet publikimi i materialit
Pas disa muajve të martën ka rinisur gjykimi në rastin “Veteranët”. Seanca nisi me një orë vonesë pasi trupi gjykues kishte probleme që të lidhej virtualisht me të akuzuari Fadil Shurdhaj, i cili këtë seancë e përcolli në këtë mënyrë për shkaqe shëndetësore.
Në procesin gjyqësor i njohur si “Veteranët” për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-kryeministri...