“Me Kosovën në Evropian” – motoja motivuese e FFK-së

Përfaqësuesja e Kosovës sot i nis kualifikimet për Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.

”Dardanët” në ndeshjen e parë do të përballen me Kombëtaren e Izraelit.

Ndeshja zhvillohet në “Bloomfield Stadium”, më fillim nga ora 18:00.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka dalë me një postim motivues duke mbështetur futbollistët e Alain Giresse para kësaj sfide.

Motoja e FFK-së për fazën kualifikuese është: “Me Kosovën në Evropian”.

”Gati për ndeshjen e madhe!

Me formën e mirë dhe krenarinë kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!

Kjo ndeshje do të jetë një test i vështirë, por Dardanët janë të gatshëm për këtë sfidë dhe për fitore! “Të gjithë jemi me ju, Dardanë!”, shkruhet në postimin e FFK-së. Kosova është pjesë e Grupit I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.