Ky është formacioni i Kosovës përballë Izraelit

Kanë mbetur diçka më pak se dy orë deri te fillimi i duelit të shumëpritur, Izrael – Kosovë.

Kombëtarja jonë në Tel Aviv hap ciklin kualifikues të EURO2024, me synimin e vetëm që ta fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Para pak çastesh, përzgjedhësi Alain Giresse ua ka kumtuar formacionin e parë futbollistëve.

Formacioni është ky: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Dresevic, Muslija; Zhegrova, Muriqi, Rashica