MPB s’ka furnizim, Aeroporti i Prishtinës: Udhëtarët me afat të skaduar të mjeteve të udhëtimit s’do të mund të fluturojnë

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem të vazhdueshëm.
Të gjithë ata që kanë nevojë të pajisen me dokumente të llojit, letërnjoftim, pasaportë dhe patentë-shoferë e kanë të pamundur për shkak të mungesës së furnizimit .

Përpos që nuk mund të pajisen me dokumente të reja nga këto, e pamundur është edhe ri-regjistrimi apo marrja e dokumentit me afat për shkak të mungesës së materialeve.

Por problem edhe më i madh do të jetë tani për qytetarët të cilët kanë nevojë udhëtimi.

Nga Aeroporti i Prishtinës është bërë e ditur se të gjithë ata që kanë për të udhëtuar përmes këtij aeroporti, patjetër duhet të jenë të pajisur me dokumente të vlefshme për udhëtim.

Pra, udhëtarët me dokumentacion të skaduar të udhëtimit të lëshuar nga Kosova, nuk do t’u lejohet qasja në fluturim.

Ani pse probleme të tilla ka prej një kohë të gjatë, nga Ministria e Brendshme ishte njoftuar se në fund të muajit nëntor do të bëhej furnizimi me material, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Njoftimi i plotë nga aeroporti:

Tё dashur udhёtarё,

Ju informojmё se pёr tё udhёtuar pёrmes Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari”, qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet casja nё fluturim.

Pёr informata shtesё nё lidhje me ri-pёrtrirjen e dokumentacionit tё udhёtimit  ju lusim qё tё vizitoni Ueb Faqen e Ministrisё sё Punёve tё Brendshme tё Republikёs sё Kosovёs nё linkun nё vijim.

https://mpb.rks-gov.net/f/57/3728/Njoftim-per-media?fbclid=IwAR0R_eT4vNz999aV9Bedz5tWNzd6I3pHZKVQrGUIrRgTIElp18NWAyIY3D4