Dinjitet/ Çfarë mesazhi po përçojnë deputetët e VV-së që nuk e votuan Kodin Civil

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka postuar një foto nga Kuvendi i Kosovës.

Bashkë më të në foto janë edhe Gramos Agusholli dhe Visar Korenica.

“Dinjitet”, është fjala e vetme që ka shkruar Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani, Agusholli dhe Korenica nuk e kanë votuar Kodin Civil, i cili ndër të tjera parashihte lejimin e martesave mes gjinisë së njëjtë.