Art Fejzullahu pajiset me fanellën dardane, premton se në të ardhmen do të luajë për Kosovën

Nipi i këngëtarit tonë legjendar, Sabri Fejzullahu, Arti është pajisur me fanellën e Kombëtares së Kosovës në emisionin kushtuar Kampionatit Botëror “Fan Zone” në RTK 1. Arti, ka qenë mysafir së bashku me gjyshin e tij në këtë emision, e ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ky i fundit e ka pajisur me fanellën dardane Art Fejzullahun, teksa ai i ka premtuar të parit të futbollit kosovar se në të ardhmen do të luajë për Kosovën. Emisioni i sotëm “Fan Zone” ka qenë me shikueshmëri të madhe, derisa Arti është shquar si njohës i mirë i futbollit, duke u përgjigjur saktë në shumë pyetje rreth Kupës së Botës, derisa ka treguar se është fans i madh i yllit argjentinas, Lionel Messi.