Zemaj: Qeveria s’ka vizion e as aftësi për të menaxhuar sistemin e shëndetësisë

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare është deklaruar rreth situatës së shëndetësisë në Kosovës, duke thënë se, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, s’ka vizion e as plan pune.
Tutje, deputeti i LDK-së ka shtuar edhe se qeveria s’ka aftësi për ta menaxhuar shëndetësinë.

“Tendenca për të mbuluar çdo dështim, për të ekzagjeruar çdo dështim por edhe për të insistuar në diçka që ka qenë problematike në Kosovë dhe në udhëheqjen e tre viteve të kësaj qeverie, kuptimin e plotë të mandateve si ministër i shëndetësisë, është faqja e zezë me u mundu me mbulu atë çfarë po ndodhë në këtë sektor. Qeveria Kurti s’ka vizion, s’ka plan pune dhe është treguar se s’ka aftësi për të menagjuar në sistemin e shëndetësisë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Më tej, ai ka thënë se kryeministri ka caktuar një ministër që nuk kishte njohuri bazike të shëndetësisë në Kosovë.

“Njërin minister e ka larguar në pikun e pandemisë verore që të fitojë pushtet. Ministri i parë i dështuar që u largua nga pozita e ministrit për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës kur ka pas shifra alarmante të vdekjeve nga COVID-19… Pastaj, Kurti caktoj një ministër që nuk kishte njohuri bazike të shëndetësisë në Kosovë, këtë e kuptojë vetëm pasi e la detyrën”, ka thënë Zemaj.