Dyshohet se dy asamblistë të LVV-së në Podujevë u përleshen mes vete – policia thotë se i intervistoi

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në afërsi të Kuvendit Komunal të Podujevës,e që dyshohet se të përfshirë kanë qenë dy asamblistë të LVV-së.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje në afërsi të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar dy persona të përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti, e cila nuk ka konfirmuar se personat e intervistuar kanë qenë asamblistë.

Ajo ka shtuar se rasti është duke u trjatuar në koordinim me prokurorin e shteti. Mediat kanë raportuar se asamblistët janë përleshur mes vete.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi por i njëjti nuk është përgjigjur.